Llojllojshmëria biologjike

Në rrethinën e hidrocentraleve tona dhe përgjatë rrjedhjes së lumenjve, ujin e të cilëve e shfrytëzojmë, ka florë dhe faunë të llojllojshme, duke përfshirë edhe numrin e caktuar të llojeve endemike. Duke shfrytëzuar potencialin e ujërave, në të njëjtën kohë kujdesemi të mos e shkatërrojmë ambientin jetësor të kafshëve dhe bimëve.

Për të gjitha hidrocentralet tona janë përgatitur studime adekuate për vlerësimin e ndikimit të tyre ndaj mjedisit. Këto dokumente tregojnë qartë se me ekzistimin e hidrocentraleve nuk do të ndodhin ndryshime të konsiderueshme negative në ambientet jetësore.

Gjatë procesit të prodhimit të energjisë elektrike, që zhvillohet në hidrocentralet dhe elementet e tyre përbërëse, nuk përdoren resurse të tjera të energjisë përveç ujit, kështu që nuk krijohen mbeturina. Madje hidrocentralet mundësojnë edhe pastrimin e lumenjve nga mbeturinat e ngurta ekzistuese që largohen para turbinave për shkak të punës së tyre së sigurt. Gjatë menaxhimit me këto mbeturina kujdesemi që largimi i këtyre mbeturinave të jetë në një mënyrë të pranueshme për mjedisin, me çka do të sigurohet një shkallë të lartë të mbrojtjes të shëndetit të njeriut dhe të bio-diversitetit. Për menaxhimin me mbeturinat e këtilla, të cilat mblidhen para hidrocentralit, bëhet një evidencë të saktë.

Përveç për florën dhe faunën në lumenjtë, ne kemi përgjegjësi që të kujdesemi edhe për florën dhe faunën që gjendet nëpër luginat e lumenjve. Gjatë procesit të prodhimit të energjisë elektrike në këto hidrocentrale nuk paraqiten emetime të difuzionit nga avullime në ajër apo nuk derdhen kimikate ose vajra në ujë. Çdo pjesë e hidrocentraleve tona është e mbrojtur dhe e rrethuar në mënyrë përkatëse me çka është zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme rreziku për ambientin jetësor në luginën e lumit.

Të gjitha hidrocentralet janë të pajisura me një sistem për menaxhim automatik, i cili në rast të një fatkeqësie, siç janë përmbytjet apo zjarri, automatikisht e shkyç centralin.

Në të gjitha hidrocentralet sigurohet lëshimi i sasisë së duhur të ujit përgjatë rrjedhjes së lumenjve me qëllim që të sigurohet ujë të mjaftueshëm për gjithë florën dhe faunën që ekziston në ujë dhe pranë lumenjve. Aktualisht zbatohet edhe një projekt për ndërtimin e shtigjeve të peshkut sipas shembullit të shtigjeve ekzistuese të peshkut në hidrocentralet e EVN-së Austria, të cilat plotësojnë standardet më të larta evropiane. Me ndërtimin e këtyre shtigjeve të peshkut do t’u mundësohet peshqve të lëvizen para dhe pas ndërtimit, kështu që ekzistimi i termocentralit nuk do të jetë problem për migrimin e tyre. Në 3 vitet e ardhshme duhet të ndërtohen 4 shtigje të peshkut edhe atë në hidrocentralet Belica, Babuna, Pesoçani, Doshnica.

Linqe

EVN Macedonia Elektrani DOOEL Skopje
Rr. Lazar Licenoski 11
Shkup 1000, Maqedonia e Veriut
Telefon: +389 (0)2 3205 000