HEC Matka

Hidrocentrali Matka gjendet në lumin Treskë, në dalje të grykës, në afërsi të fshatit Matkë, i cili  është në largësi prej 14 km nga Shkupi. Kanioni Matkë, ku gjendet edhe hidrocentrali Matka, me vendim të Kuvendit të Qytetit në vitin 1994 u shpall një zonë të mbrojtur në kategorinë "Monumenti i natyrës

Në vitet e tridhjeta të shekullit të kaluar, në dalje të kanionit Matkë, është ndërtuar një liqen artificial në lumin Treskë, me një digë betoni për prodhimin e energjisë elektrike. Punimet ndërtimore në digën kanë filluar në vitin 1935, ndërsa hidrocentrali ka filluar me punë në vitin 1938 me një kapacitet të instaluar prej 4.2 MW. Në vitin 2008 është bërë një rikonstruksion  i tunelit furnizues dhe është ndërtuar krejtësisht një hidrocentral të ri. Me ndërtimin e ndërtesës së re të makinave, e cila gjendet në afërsi të ndërtesës, ndërtesa e vjetër e makinave ka ndërprerë me funksionim, pas çka në vitin 2016 u shndërrua në një qendër edukativo-ekspozuese.

Ndërtimi ujëmbledhës i këtij hidrocentrali është i vendosur mbi centralin dhe është ndërtuar duke bërë një mur ndarës në shtratin e lumit Treskë dhe është krijuar akumulacioni. Në të ka një digë betoni me një lartësi prej 29 m në formën e një harku, të cilën e përbëjnë 10 unaza të pavarura nga njëra-tjetra. Diga është ndërtuar me një konstruksion të armuar të betonit me nivelin e kurorës prej 317,50 m. Teprica e ujit derdhet anash përmes digës. Në afërsi të ndërtimit ndodhet edhe një kullë brenda së cilës është vendosur një mbyllës me dërrasë mbi tunelin furnizues, me të cilin drejtohet uji kah tuneli furnizues dhe grila e vrazhdë dhe e butë. Nëpërmjet tunelit furnizues uji transportohet deri në dhomën e ujit dhe pastaj me dy tubacione transportohet deri në ndërtesën e makinave.

Ndërtesa e makinave është e vendosur në hapësirën midis pjesës dalëse të tunelit të derdhjes së ujit dhe pjesës dalëse së themelit dhe ndërtesës së vjetër të makinave. Në ndërtesën e makinave janë instaluar dy turbina vertikale spirale të tipit “Kaplan” me nga 21 m3/s, të cilat lëvizin 2 gjeneratorë sinkronë me një fuqi të instaluar prej nga 4,9 MW. Tensioni dalës prej 6.3 kV transformohet me bllok transformatorët 6.3/35 kV me një fuqi të instaluar prej 6300 kVA në realizim të thatë. Nëpërmjet stacionit ndarës 35 kV energjia transferohet në 2 dalje, drejt Shkupit dhe Kozjakut. Baseni kullues për lëshimin e ujit në lumin Treskë është vendosur në pjesën anësore të ndërtesës së makinave, mbi fundin ekzistues të shtratit. Për pastrimin e ujërave të zeza komunale, që krijohen në hidrocentral, para se të lëshohen në lumin Treskë, ka një stacion për pastrimin e ujërave të zeza që është vendosur në oborrin e HEC-it Matkë.

Prodhimi mesatar vjetor në HEC-in Matkë është 30 GWh.

Neto rënia 24 m
Rrjedhja 2x21 m3/s
Lloji i turbinës Turbinë e tipit “Kaplan” me bosht vertikal
Lloji i gjeneratorit Gjenerator sinkron me fuqi statike
Fuqia e instaluar 9.6 MW
Koeficienti i efikasitetit >90%
Prodhimi mesatar vjetor 30 GWh

Akumulacioni "Matkë" është liqeni më i vjetër artificial në Maqedoni. Uji i liqenit përdoret për prodhimin e energjisë elektrike, por edhe për ujitjen e fshatrave përreth. Në këtë liqen ndodhet edhe shpella nënujore Vrellë, një nga shpellat më të thella në Evropë, e cila ka një thellësi më shumë se 203 metra. Përveç shpellës Vrellë, në kanionin e Matkës janë zbuluar edhe dhjetëra shpella të tjera, shumicat prej të cilave gjenden në një shpat të pjerrët në veri të Kodrës së Lartë, gjegjësisht në fund të akumulacionit.

Rajoni i kanionit Matkë, ku është ndërtuar HEC Matka, është një rajon me një nivel të lartë të llojllojshmërisë, heterogjenitetit dhe endemizmit biologjik. Numri i përgjithshëm i llojeve të faunës, të regjistruara në territorin e zonës së mbrojtur të kanionit Matkë arrin në 1474 lloje, që është një nivel relativisht i lartë i llojllojshmërisë së llojeve. Gjithashtu është konstatuar edhe prania e 58 specieve endemike të jo-kurrizorëve, nga të cilët 13 janë specie endemike të Ballkanit, 26 janë specie endemike kombëtare dhe 19 janë specie endemike lokale.

Në ujërat e lumit Treskë është konstatuar prania e 13 specieve autoktone të peshqve. Kërkushka, kërkushka bisht-holle, mrena e zezë, mrena e bardhë, ngjila e Vardarit, kleni i Vardarit, pëllëmza (deverika), Alburnus macedonicus (kunja e artë) janë specie endemike të Ballkanit, ndërsa speciet trofta e Maqedonisë dhe vretenarka (lloj peshku në formë boshti) janë specie endemike kombëtare. Po ashtu është konstatuar edhe prania e 32 specieve të amfibeve dhe zvarranikëve.

Linqe

EVN Macedonia Elektrani DOOEL Skopje
Rr. Lazar Licenoski 11
Shkup 1000, Maqedonia e Veriut
Telefon: +389 (0)2 3205 000