EVN Grupacion

EVN është një kompani ndërkombëtare që është lider dhe me një renome të lartë publike për shërbime nga fusha e energjisë dhe mjedisit me seli në Austrinë e Poshtme, rajonin më të madh federal në vend.
 
Profili i korporatës
Në bazë të infrastrukturës më moderne, EVN ofron në tregun vendor energji elektrike, gaz natyror, ngrohje, ujë të pijshëm dhe trajtim të ujërave të zeza, djegie e mbeturinave dhe shërbime të lidhura nga një furnizues i vetëm. Gjithashtu, kompania ka edhe televizion kabllor dhe rrjete të telekomunikacionit dhe ofron shërbime të ndryshme energjetike për konsumatorët privatë dhe afaristë, si edhe për komunat, si pjesë e portofolit të saj.

Biznesi me energji jashtë vendit përfshin shitjen me pakicë të energjisë elektrike dhe gazit natyror në Gjermani, energjisë elektrike në Bullgari, Maqedoni dhe gazit natyror në Kroaci. Përveç kësaj, biznesi energjetik përfshin edhe prodhimin e energjisë elektrike në Maqedoni. Aktivitetet e tjera afariste të kompanisë EVN përfshijnë edhe prodhimin dhe shitjen me pakice të energjisë së ngrohjes në Bullgari, furnizimin e energjisë elektrike, gazit natyror dhe burimeve të tjera primare të energjisë, si edhe shitjen me shumicë të energjisë elektrike dhe gazit.
 
Në bazë të blerjes së grupit gjerman për shërbimet ekologjike në vitin 2003, EVN e ka zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme portofolin e saj të produkteve dhe shtrirjes gjeografike. Ka arritur ta ndërtojë dhe ta integrojë shtyllën e dytë strategjike në operacionet e saja afariste, dhe ky është segmenti i shërbimeve ekologjike. EVN mund të krenohet me përvojën shumëvjeçare në planifikimin dhe ndërtimin e stacioneve për furnizim me ujë të pijshëm, ujërat e zeza, largimin e kripës nga uji dhe djegien e mbeturinave, me përvojë nga 100 projekte ekologjike të zbatuara në tregjet e saja.
 
Gati 4,5 milionë konsumatorë kanë dhanë mbështetjen e tyre për produkte të sigurta dhe të besueshme në fushën e energjisë dhe mjedisit të EVN-së gjatë vitit financiar 2015/16. Përveç klientëve që furnizohen drejtpërdrejt nga ana e kompanisë EVN, stacionet e ndërtuara nga ana e departamentit të EVN-së për shërbime të mjedisit sigurojnë ujin e pijshëm, largimin e ujërave të zeza dhe trajtimin e ujërave të zeza dhe trajtimin termal të mbeturinave për rreth 17.8 milionë klientë në vende të ndryshme evropiane.

EVN aktualisht është aktive në 11 vende. Pjesëmarrja e të ardhurave të Grupacionit të gjeneruara jashtë Austrisë ishte 50.2% gjatë vitit financiar 2015/16 (viti paraprak: 52.1%).

Paralajmërim: Kjo porosi dhe të gjitha shtesat që i përmban ajo janë konfidenciale, të mbrojtura dhe të destinuara vetëm për dërguesin. Çdo publikim, dërgim ose përdorim i të dhënave është rreptësishtë i ndaluar për personat për të cilët e njëjta nuk është dedikuar. Nëse e keni marrë porosinë gabimisht, Ju lutemi ta kontaktoni dërguesin dhe fshijeni atë. Dërguesi nuk mban përgjegjësi për transmetimin jo përkatës ose jo të plotë të informacioneve që përmbahen në këtë komunikim, e as për çfarëdolloj vonese apo dëmtimesh të shkaktuara si rezultat i marrjes së saj. 

Linqe

EVN Macedonia Elektrani DOOEL Skopje
Rr. 11 Oktomvri 9
Shkup 1000, Maqedoni
Telefon: +389 (0)2 3205 000