Ekologjia

Prodhimi i energjisë elektrike nga uji në kompaninë EVN Hidrocentrale kryhet sipas standardeve më të larta të fushës së energjetikës, veçanërisht të fushës së mjedisit. Të gjitha aktivitetet tona në këtë fushë janë të bazuara në mbrojtjen e resurseve natyrore dhe sigurimin e kushteve përkatëse për zhvillimin normal të florës dhe faunës ekzistuese. Përveç kësaj, ne kujdesemi për mbrojtjen dhe ruajtjen e resurseve ujore dhe përmirësimin e tyre të vazhdueshëm, si dhe për mbrojtjen e bregut. Ne i shfrytëzojmë ujërat në mënyrë racionale dhe kujdesemi për  qëndrueshmërinë e ekosistemeve ujore dhe llojllojshmërinë biologjike të ekosistemeve, e cila varet nga uji.

Duke pasur parasysh se sigurimi i minimumit biologjik në lumenjtë është shumë i rëndësishëm për sigurimin e gjendjes së mirë ekologjike të rrjedhjes ujore, monitorohet vazhdimisht ruajtja e elementeve biologjike, karakteristikave hidro-morfologjike, kimike dhe fizike në përputhje me Programin Kombëtar për vlerësimin dhe masat e pellgjeve të lumenjve. E njëjta gjë bëhet me teknologjinë përkatëse dhe monitorimin e vazhdueshëm nga ana e operatorëve tanë.

Si rezultat i angazhimeve dhe përkushtimit tonë, cilësia kimike dhe bakteriologjike e ujit të lumenjve është e pandryshuar para ndërtimit dhe në daljen e ndërtesës së makinerive, ku bëhet transformimi i hidro-potencialit në energji elektrike. Në të njëjtën kohë, bëhet një monitorim i vazhdueshëm i të gjitha parametrave të nevojshëm.

Cilësia kimike dhe bakteriologjike e ujit të lumenjve është e pandryshuar para ndërtimit dhe në daljen e ndërtesës së makinerive, ku bëhet transformimi i hidro-potencialit në energji elektrike. Përbërja fizike ndryshon me mbajtjen e materieve të mëdha fizike, kryesisht degë dhe mbeturina të tjera organike që sjell uji me vete. Këto mbeturina mblidhen në grilën e vrazhdë dhe atë të butë  dhe pastaj largohen prej tyre.

Përveç angazhimeve tona për respektimin e standardeve më të larta të mbrojtjes së mjedisit, një kontroll kryen edhe Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike nëpërmjet programit RIMSYS (River Monitoring System). Në kuadër të këtij programi, nëpërmjet analizës së parametrave hidrologjikë, indikatorëve fizikë dhe organoleptikë, mineralizimit, indikatorëve të oksigjenit, treguesve të eutrofikimit dhe materieve të dëmshme, monitorohet cilësia e ujërave sipërfaqësore në Republikën e Maqedonisë. Nëpërmjet programit, lumenjtë monitorohen në aspektin e parametrave hidrologjikë dhe parametrave të tjerë që definojnë cilësinë e ujit dhe klasifikimin e tij sipas Rregullores për kategorizimin e rrjedhave ujore, liqeneve, akumulacioneve dhe ujërave nëntokësore (Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 18/99 dhe 71/99).

Të dhënat që janë përpunuar nga Qendra Informative e Maqedonisë pranë Ministrisë së Ambientit  Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, tregojnë se cilësia e ujërave të lumenjve dhe degëve të tyre, të cilat i shfrytëzojmë, është në përputhje me cilësinë e përcaktuar me Rregullore (klasa II e ujit që mund të përdoret për larje, rekreacion dhe pas trajtimit edhe për të pirë dhe klasa III e ujit mesatarisht eutrofik që mund të përdoret për ujitje).

Linqe

EVN Macedonia Elektrani DOOEL Skopje
Rr. 11 Oktomvri 9
Shkup 1000, Maqedoni
Telefon: +389 (0)2 3205 000