Centrale fotovoltaike “Sv. Nikole 1 dhe Sv. Nikole 2“

Lokacioni

Centralet fotovoltaike gjenden në Sveti Nikollë në pjesën qendrore të zonës së Ovçe Poles, në lartësi mbidetare prej 305 metra. Qyteti gjendet në largësi prej 28 kilometrash në veriperendim të Shtipit, 34 kilometra në verilindje të Velesit dhe 40 kilometra në jug të Kumanovës. Deri te parcela arrihet përmes rrugës së shpejtë që çon nga Shtipi në Veles, duke kthyer në rrugën rajonale R1204 e cila të shpie kah Sveti Nikolla. Komuna karakterizohet me klimë mesatare-kontinentale, me një ndikim të caktuar të klimës mesdhetare.
 

Parametrat bazë për Sv. Nikole 1

Fuqia totale e instaluar prej 1.048,98 kWp

Rrezatimi diellor është me dendësi mesatare vjetore të energjisë së rrezatimit diellor prej 1540 KWh/m2. Që të shfrytëzohet hapësira e disponueshme e parcelës në maksimum, janë vendosur 2028 panele fotovoltaike me fuqi prej 535 kWp, në konstruksion me kënd prej 25 shkallë dhe hapësirë prej rreth 5.254,9 m2. Pritet që prodhimi vjetor i energjisë elektrike të jetë 1.460.270 kWh Parcela në fjalë ka një sipërfaqe prej 10.909 m2.
 

Parametrat bazë për Sv. Nikole 2

Fuqia totale e instaluar prej 1.048,98 kWp

Rrezatimi diellor është me dendësi mesatare vjetore të energjisë së rrezatimit diellor prej 1755,88 kWh/m2. Që të shfrytëzohet hapësira e disponueshme e parcelës në maksimum, janë vendosur 1998 panele fotovoltaike me fuqi prej 550 kWp. Pritet që prodhimi vjetor i energjisë elektrike të jetë 1.563.394,88 kWh Parcela në fjalë ka një sipërfaqe prej 11.911 m2.

Panelet në të dy centralet fotovoltaike janë të renditura në rreshta dhe të orientuara kah jugu.
 

Ndikimi në mjedisin jetësor

Prodhimi i energjisë elektrike nga panelet fotovoltaike (qeliza solare) ka ndikim pozitiv në mjedisin jetësor dhe me përdorimin e tyre në mënyrë indirekte zvogëlohet emetimi i gazeve serrë. Funksionimi i këtyre dy centraleve do t’i zvogëlojë emetimet e CO2 për 1493 tonelata, të cilat përndryshe do të lëshohenin gjatë prodhimit të asaj sasie të energjisë përmes djegies së lëndëve fosile.

Linqe

EVN Macedonia Elektrani DOOEL Skopje
Rr. Lazar Licenoski 11
Shkup 1000, Maqedonia e Veriut
Telefon: +389 (0)2 3205 000