HEC Sapunçica

HEC Sapunçica është i vendosur në rrëzën e Parkut Kombëtar Pelister, në fshatin Dihovë.

Për prodhimin e energjisë elektrike, HEC Sapunçica përdor ujërat e disa rrjedhave më të vogla dhe të lumit Sapunçicë, i cili është një degë e lumit Dragor dhe i takon pellgut të Lumit të Zi.

Hidrocentrali Sapunçica është lëshuar në punë në vitin 1952.

Ujërat e lumit Sapunçica dhe të lumenjve më të vegjël malorë Lak Potok dhe Stara Buka mblidhen me tri ndërtime ujëmbledhëse: Lak Potok, Stara Buka dhe Brana (Diga). Ndërtimi kryesor ndodhet në 6.5 km në drejtim të kundërt të rrjedhjes së lumit, pranë ndërtesës së makinave dhe ai është një ndërtim i llojit të tirolit, i ndërtuar me gur. Kapaciteti i ndërtimit është 940 l/s, ndërsa gjerësia dhe lartësia e pragut të derdhjes së ujit janë 9,8 m dhe 2,1 m. Në distancë prej rreth 300 m nga ndërtimi kryesor gjendet ndërtimi ujëmbledhës Stara Buka, ku mblidhen edhe ujërat e ndërtimit ujëmbledhës Lak Potok. Nga ndërtimi kryesor ujërat mblidhen në një kanal furnizues, i cili është i gjatë rreth 5 km dhe shtrihet deri te rezervuari i ujit, i cili ka një fuqi mbledhëse prej 2000 m3. Nga kjo dhomë deri te ndërtesa e makinave uji transportohet me një tubacion që ka gjatësi prej 1.750 m, ndërsa diferenca e lartësisë midis rezervuarit dhe hidrocentralit është 435 m.

Ndërtesa e makinave e hidrocentralit ndodhet në lindje të fshatit Dihovë. Nën ndërtesë ka dy pishina me një volum prej rreth 7 m3, në të cilat mblidhet uji pas shfrytëzimit të tij nga turbinat. Në dhomën e makinave ndodhen dy turbina të tipit “Pelton” me boshtin horizontal, rrjedhjen nominale 2x0.45 m3/s dhe shpejtësinë nominale prej 1000 rrot/min. Ato lëvizin dy gjeneratorë trefazorë sinkronë me një fuqi statike dhe një fuqi nominale prej 2x1,6MW. Energjia elektrike e prodhuar nga gjeneratorët transferohet deri te bllok-transformatorët 6/35 kV, prej ku nëpërmjet mbledhësve 35 kV një pjesë e energjisë distribuohet nëpërmjet largpërçuesit 35 kV deri në Manastir, kurse pjesa tjetër e energjisë transferohet deri në një transformator tjetër 35/10 kV, kurse prej atje nëpërmjet një largpërçuesi 10 kV dhe trafo-stacioneve 10/0.4 kV transferohet deri te konsumatorët e fundit.

Prodhimi mesatar vjetor i energjisë elektrike është 11,5 GWh. Prodhimi total i energjisë elektrike dhe menaxhimi në HEC Sapunçica është i automatizuar dhe menaxhohet me telekomandë (nga larg) ose në mënyrën lokale nga dhoma komanduese.

Neto rënia 412 m
Rrjedhja 2x0.45 m3/s
Lloji i turbinës Turbinë e tipit “Pelton” me bosht horizontal
Lloji i gjeneratorit Gjenerator sinkron me fuqi statike
Fuqia e instaluar 2.9 MW
Koeficienti i efikasitetit 88%
Prodhimi mesatar vjetor 11.5 GWh

Në ujërat e burimeve të malit Pelister (prej ku buron përroi Lak Potok), në një lartësi mbidetare prej 1600 deri në 2200 m, jetojnë lloje të ndryshme të kafshëve dhe bimëve. Nga peshqit, është e rëndësishme të theksohet prania e troftës lumore endemike e Pelisterit dhe trofta lumore e Pellagonisë. Atje mund të gjenden edhe dy lloje të karkalecave endemikë-reliktikë ostrakodikë (Iliodromus peristericus).

Parku nacional Pelister dhe rrethina e tij janë të rëndësishme edhe për llojllojshmërinë e faunës. Nga gjitarët e mëdhenj këtu mund të gjenden: arusha, drenusha, rrëqebulli, ujku, dhia e egër, dreri i thjeshtë, derri i egër, ketra dhe macja e egër. Herpetofauna (zvarranikët dhe amfibët) në Pelister gjithashtu është e llojllojshme. Mund të gjendet gjarpri helmues - sharka (Vipera berus), po edhe dy gjarpërinjtë jo helmuese – bolla malore (Elaphe longissima). Në mesin e gjashtë llojeve të hardhucave që mund të gjenden në Pelister, do ta përmendim hardhucën malore (Lacerta agilis), të cilin mund ta takojmë shpesh në livadhet e larta malore të Pelisterit. Rreth lokacioneve të ndërtimit Diga (Brana) në lumin Sapunçica, ndërtimit Stara Buka dhe rezervuarit të ujit, më shumë mund të gjenden fieri i butë (Pteridium aquilinum), Carpinus orientalis, mështekna (Betula verucosa), plepi (Populus), manaferra (Rubus) dhe të tjerët.

Linqe

EVN Macedonia Elektrani DOOEL Skopje
Rr. 11 Oktomvri 9
Shkup 1000, Maqedoni
Telefon: +389 (0)2 3205 000