HEC Pena

HEC Pena gjendet në lumin Penë (Shkumbini) në komunën e Tetovës, në pjesën veri-perëndimore të Maqedonisë në Luginën e Pollogut.

Ai është hidrocentrali i parë në Maqedoni, i lëshuar në përdorim në vitin 1926. Centrali ka punuar deri në vitin 1979 kur është dëmtuar nga përmbytjet e lumit Pena (Shkumbini). Është rindërtuar në periudhën prej vitit 1980 deri në vitin 1984, kur është lëshuar përsëri në punë me një fuqi prej 2.5 MW. Rikonstruksioni i fundit është bërë në vitin 2008, kur centrali është automatizuar tërësisht, kështu që është rritur edhe kapaciteti i tij i instaluar.

Ndërtimi kryesor i HEC-it Pena (Shkumbini) ndodhet në rreth 12 km përgjatë pellgut të lumit Pena (Shkumbini), që derdhet në lumin Vardar. Ndërtimi është i llojit të tirolit, ndërsa lartësia dhe gjerësia e pragut të derdhjes së ujit janë 1.96 m dhe 20 m. Ndërtimi i HEC-it Pena (Shkumbini)  zë një sasi uji prej 5 m3/s, ndërsa sasia e ujit që del është 200 m3/s. Rrjedhja e ujit në ndërtim rregullohet me mbyllës me dërrasë dhe ka një grilë të vrazhdë në të cilën zihet materiali më i madh të cilin e bart lumi. Nga ndërtimi nëpërmjet kanalit për mbledhjen e ujit dhe nëpërmjet tunelit furnizues me gjatësi prej 1 km, uji transportohet në dhomën e ujit, kurse nga dhoma përmes një tubacioni të çelikut me gjatësi prej 150 m, uji transportohet deri në ndërtesën e makinave.

Ndërtesa e makinave është e vendosur në bregun e majtë të lumit dhe në të gjendet dhoma e makinave, në të cilën janë të vendosura dy turbina të tipit “Francis” me boshtin horizontal. Rrjedhja nominale e njërës turbinë është 2 m3/s, ndërsa e asaj tjetër është 3 m3/s. Këto turbina lëvizin dy gjeneratorë sinkronë me dioda rrotulluese, kështu që njëri gjenerator ka një fuqi të instaluar prej 1,3 MW, kurse ai tjetri prej 2 MW. Tensioni dalës i këtyre gjeneratorëve është 6,3 kV. Pastaj përmes transformatorit 6.3/35 kV dhe largpërçuesit 35 kV energjia transmetohet deri në Tetovë. Në mënyrë shtesë përmes transformatorit 35/10 kV energjia transmetohet kah fshatrat Shipkovicë dhe Sellcë.

Pas shfrytëzimit të potencialit energjetik të ujit nga turbinat, uji drejtohet në kanalin kullues ku lëshohet në shtratin e lumit.  

Prodhimi mesatar vjetor i energjisë elektrike është 13 GWh.

Neto rënia 72 m
Rrjedhja  
Lloji i turbinës Turbinë e tipit “Francis” me bosht horizontal
Lloji i gjeneratorit Gjenerator sinkron me fuqi statike
Fuqia e instaluar 3.3 MW
Koeficienti i efikasitetit >90%
Prodhimi mesatar vjetor 13 GWh

Në hapësirën përreth lokacionit të HEC-it Pena (Shkumbini) ka më shumë lloje të rajoneve pyjore, të mbjella kryesisht me dushk dhe ah. Nga llojet endemike, ka disa lloje të caktuara të cilat janë të shpërndara në Ballkan, por ka edhe disa lloje endemike lokale. Sa i përket faunës, ka lloje të ndryshme të insekteve, amfibeve, zvarranikëve, zogjve dhe gjitarëve.

Në pjesët e sipërme të rrjedhave të shumta ujore malore jeton trofta e familjes Salmonide, saktësisht një lloj i troftës lumore. Në rrjedhat e mesme më të ulëta ujore jetojnë kleni dhe mrena.

Linqe

EVN Macedonia Elektrani DOOEL Skopje
Rr. Lazar Licenoski 11
Shkup 1000, Maqedonia e Veriut
Telefon: +389 (0)2 3205 000