HEC Doshnica

Hidrocentrali (HEC) Doshnica gjendet në lumin Doshnicë në Komunën e Demir Kapisë, në pjesën jugore të Republikës së Maqedonisë. Është lëshuar në përdorim në vitin 1952.

Ndërtimi ujëmbledhës i HEC-it Doshnica është një ndërtim tiroli, i ndërtuar me gur, i cili ndodhet në 9,5 km përgjatë rrjedhjes së lumit pranë ndërtesës e makinave. Ka një kapacitet prej 2,1 m3/s. Gjerësia dhe lartësia e pragut të derdhjes së ujit janë 11 m dhe 3,25 m. Ujërat e lumit Doshnicë mblidhen drejtpërdrejt në shtratin e lumit. Nga ndërtimi ujëmbledhës, uji shkon në kanalin për mbledhjen e ujit, kurse nga atje drejtohet kah kanali furnizues, i cili ka një gjatësi prej 4400 m dhe një diametër prej 1600 mm. Deri në dhomën e ujit, uji vjen nëpërmjet tunelit furnizues që ka gjatësi prej 3400 m. Dhoma e ujit ka një diametër prej 7 metra dhe është e thellë 10 metra, kurse uji në të mirëmbahet në mënyrën automatike, në mesatare prej 75% të kapacitetit të tunelit. Nga Dhoma e ujit deri në ndërtesën e makinave uji bartet nëpërmjet një tubacioni të çelikut që ka një gjatësi prej 530 m. Tubacioni furnizues para se të hyjë në ndërtesën e makinave ndahet në 3 pjesë, për secilën e tri turbinave.

Ndërtesa e makinave është e vendosur në jug të vendbanimit Demir Kapi. Në dhomën e makinave janë vendosur tri turbina të tipit “Pelton” me boshtin horizontal dhe me rrjedhjen nominale prej 0,8 m3/s dhe secila prej tyre është e lidhur me një gjenerator sinkron me një fuqi statike dhe një kapacitet të instaluar total prej 5,1 MW. Nën ndërtesë ndodhet kanali kullues përmes të cilit, uji që ka kaluar nëpër turbinat, një pjesë lëshohet në basenin e peshqve "Doshnica", ndërsa pjesa tjetër në shtratin e lumit. Energjia elektrike e prodhuar nga gjeneratorët transmetohet deri në tre transformatorët e vajit 6.3/35 kV dhe si e tillë transmetohet nëpërmjet dy largpërçuesve 35 kV deri në trafo-stacionet në Demir Kapi dhe Negotinë.

Prodhimi total i energjisë elektrike dhe menaxhimi me HEC-in Doshnica është e automatizuar. Prodhimi mesatar vjetor i energjisë elektrike është 18 GWh.

Neto rënia 232.7 m
Rrjedhja 3x0.80 m3/s
Lloji i turbinës Turbinë e tipit “Pelton” me bosht horizontal
Lloji i gjeneratorit Gjenerator sinkron me fuqi statike
Fuqia e instaluar 5.1 MW
Koeficienti i efikasitetit 89%
Prodhimi mesatar vjetor 18 GWh

Lumi Doshnica, i cili është dega e djathtë e lumit Boshava, buron nga shpatet e malit Kozhuf në një lartësi mbidetare prej 1820 metrash, te burimi Momina Çuka dhe ka një gjatësi prej 38.5 km. Ajo ka një rënie totale prej 1.750 m dhe një rënie mesatare prej 45,5 ‰. Pellgu i lumit Doshnicë mbulon një sipërfaqe prej 193,4 km². Pothuajse gjatë gjithë rrjedhjes së tij, ai depërton nëpër një grykë me pamje kanioni.

Gryka e Demir Kapisë është një zonë e mbrojtur (që nga viti 1960) në kategorinë – monumenti natyror (kategoria e tretë në përputhje me IUCN-në) dhe e njëjta ka një rëndësi të madhe për biodiversitetin. Në lumin Doshnicë, i cili është një degë lumi i lumit Vardar, me gjatësi prej 18km, jetojnë këto lloje të peshqve: trofta lumore, kleni, mrena – kërkush. Gryka e Demir Kapisë është një prej rezervateve më të pasura ornitologjike në Evropë ku jetojnë lloje të rralla të shpendëve, lloje të ndryshme të gjitarëve, zvarranikëve dhe insekteve. Po ashtu gjenden edhe lloje të rralla dhe endemike të bimëve.

Linqe

EVN Macedonia Elektrani DOOEL Skopje
Rr. Lazar Licenoski 11
Shkup 1000, Maqedonia e Veriut
Telefon: +389 (0)2 3205 000