Ekipi ynë

Prapa suksesit, rezultateve të mira dhe ambicieve të kompanisë qëndrojnë punonjësit tanë.

Ekipi i kompanisë EVN Elektranat përbëhet nga një kuadër me edukim të lartë në disa fusha, si dhe nga persona teknikë të cilët janë të trajnuar në mënyrë adekuate për të punuar me pjesët elektro-mekanike në centralet tona dhe janë përgjegjës për mirëmbajtjen e tyre.

Ne stimulojmë qasjen inovative në punën e punonjësve tanë, kurse ata na kthejnë me profesionalizmin, përkushtimin, lojalitetin  dhe përgjegjësinë e tyre. Ne kujdesemi për edukimin e vazhdueshëm dhe përmirësimin e njohurive të punonjësve tanë, nëpërmjet realizimit të trajnimeve dhe seminareve të ndryshme.

Një nga llojet më të rëndësishme të përgjegjësisë ndaj të punësuarve është që ata të mbrohen në mënyrën përkatëse gjatë procesit të punës. Një vëmendje të veçantë përkushtojmë për atë që të gjithë të punësuarit të posedojnë një pajisje mbrojtëse dhe ta përdorin të njëjtën gjatë punës në mënyrë përkatëse.

Përveç procesit të prodhimit të energjisë elektrike, të punësuarit tanë janë të përkushtuar për kujdesin dhe përdorimin racional dhe të planifikuar të resurseve natyrore, si dhe mirëmbajtjen dhe rinovimin e tyre përmes mbrojtjes së florës dhe faunës.

Me një fjali - punojmë në mënyrën profesionale, përdorim teknologjitë bashkëkohore dhe më të avancuara dhe kujdesemi për mirëmbajtjen e duhur të stacioneve, për të siguruar një efikasitet dhe siguri më të madhe në punë, si dhe për të respektuar standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit.

Linqe

EVN Macedonia Elektrani DOOEL Skopje
Rr. Lazar Licenoski 11
Shkup 1000, Maqedonia e Veriut
Telefon: +389 (0)2 3205 000