Dita Botërore e mjedisit jetësor u bë pjesë e programit EVN Vullnetarizon

05.06.2018

Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit Jetësor, në Matkë u realizua aktivitet vullnetar nga ana e ekipit Eko-Hidro, grupë e krijuar nga 14 punonjës të EVN Maqedoni Elektrani.
Ekipi mblodhi mbeturina të hedhura në shtegun këmbësor, ndërsa gjithashtu u bë selektim i mbeturinave në katër kategori: plastikë, qelq, paketim dhe letër. Në bashkëpunim me kompaninë EKO Centar, mbeturinat do të dërgohen në vende të përshtatshme.
„EVN Vullnetarizon“ i falënderon anëtarët e ekipit për kontributin bujar personal dhe përkushtimin e plotë për një realizim të suksesshëm të këtij aktiviteti vullnetar i cili ka rëndësi të veçantë për natyrën dhe njëkohësisht përfaqëson një nga idetë më të vlefshme për vullnetarizim.

Linqe

EVN Macedonia Elektrani DOOEL Skopje
Rr. 11 Oktomvri 9
Shkup 1000, Maqedoni
Telefon: +389 (0)2 3205 000